Art&Argëtim

A duhet të vendoset nga të gjithë? Ekspertët zbulojnë tre kategoritë e personave që nuk duhet të mbajnë maskë

12 Gusht 2020, 14:37 Nga DOSJA
A duhet të vendoset nga të gjithë? Ekspertët zbulojnë

SHBA– Teksa prej 5 muajsh bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, shumë ekspertë nga e gjithë bota këshillojnë që të gjithë njerëzit duhet të vendosin maskë pasi është një mjet për t’u mbrojtur nga sëmundja vdekjeprurëse.

Por pëprdorimi i maskës ka shkaktuar dhe shumë polemika ku disa studiues thonë se nuk mbron nga virusi, ndërkohë disa vende të tjera e kanë bërë të detyrueshme siç është Italia dhe Franca.

Ndërkohë, krahas dhjetra studimeve nga e gjithë bota, një studim i fundit nga SHBA shpjegon se maskat për fytyrën nuk duhen të përdoren nga disa kategori njerëzish.

Ekspertët e CDC në SHBA shpjegojnë se maska:

-nuk duhet të vendoset te fëmijët më të vegjël se 2 vjeç

-nuk duhet të vendoset tek persona që kanë mungesë oksigjeni

Nuk duhet të tek persona që janë të pavetëdijshëm dhe me aftësi të kufizuara.

Mirëpo, ka shumë njerëz të cilët justifikohen se kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të vendosin maskë. Kjo kategori përbën rrezik për përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve edhe personat që janë astmatikë mund të mbajnë maskë, por jo për shumë orë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote shba koronavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Gusht 2020, 20:06

SHBA– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka zbuluar se mosha e tretë nuk është e informuar për të si artiste.Teksa ishte e ftuar në emisionin “Jim...