Art&Argëtim

Aurela Gaçes bie pre e hakerave, i vjedhin faqen në ‘Facebook’, këngëtares i postojnë video…

12 Gusht 2020, 16:13 Nga DOSJA
Aurela Gaçes bie pre e hakerave, i vjedhin faqen në

TIRANË- Këngëtares së njohur Aurela Gaçe, i kanë vjedhur profilin e saj zyrtar në ‘Facebook’. Lajmin ka bërë vet të ditur  vetë këngëtarja përmes një postimi në ‘Instagram, ku ka njoftuar se po punon për rikthimin e faqes. Aurela Gaçe thotë se faqja në ‘Facebook’ kishte më shumë se 10 vite dhe ndiqej nga  700 mijë ndjekës.

“Të dashur miq, ndjekës të faqes time të verifikuar në Facebok- fan-page.Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers. Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit që ka ndjekur në atë faqe prej mëse 10 vitesh duke u bërë më shumë se 700 mijë zemra, Shpresojmë të komunikojmë së shpejti përsëri në të njëjtën faqe.” shkruan Aurela.

Ndërkohë  në faqen e saj, e cila tashmë menaxhohet nga persona të panjohur, janë postuar video të ndryshme, me kafshë dhe video të tjera të cilat nuk kanë asnjë kuptim.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe aurela gaçe

Sondazh

Poll