Art&Argëtim

“Për Covid të vjen me gjysmë çmimi”/ Fero vë në lojë Robert Berishën, këngëtari s’ia lë mangut: Të kanë rrahu

12 Gusht 2020, 17:01 Nga DOSJA
“Për Covid të vjen me gjysmë çmimi”/ Fero

KOSOVE– Robert Berisha iu është kthyer reperit Fero me një postim në instastory, pak pasi ky i fundit iu sul këngëtarit duke e tallur për tarifat e koncerteve të tij.
Në postimin e tij Roberti shprehet se Fero, në të gjithë karrierën e tij ka pasur 30 koncerte, dhe gjatë tyre, e kanë rrahur 65 herë.

Pasi i përmend sherret në të cilat ishte përfshirë, Roberti thotë se 90% të parave të fituara ia kanë marrë menaxherët Feros.

FeLo krejt karrierën e vet i ka pas 30 koncerte ku menaxheri ja ka mar 90% e prej 30 koncerteve 65 herë e kanë rrahur n’skenë, mrapa skenës edhe tu hi n’ker ni shkelm e mandej ne albi mall dajak dekterna nkjamet. te don Robelti qum hala smunet emnin me ma shqiptu se hala dhomt e pjekuris nuk i kan dal se i ka 13 vjet o felo felo”, ka shkruar ai.

Fero është kapur keq me Robert Berishën, pas një deklarate të këtij të fundit që ofendonte reperin. Roberti i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, tha: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Me sa duket kjo deklaratë për moshën e tij, nuk është pritur mirë nga reperi Fero, i cili shprehet se tani që është periudhë pandemie, Roberti mund ta ulë pazarin në 215 euro.

Tash për COVID 19 o ngjendje me ardh me 215 euro per 4 data koncerte apo ahengje. Ky është emri juaj i ri ROBELTI”- ka shkruar Fero.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fero robert berisha fero robert berisha

Sondazh

Poll