Art&Argëtim

Pas Rusisë, Instituti gjerman thotë se vaksina kundër COVID-19 mund të jetë e disponueshme në vjeshtë

12 Gusht 2020, 17:29 Nga DOSJA
Pas Rusisë, Instituti gjerman thotë se vaksina kundër COVID-19

GJERMANI– Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani ditën e sotme ka njoftuar se një vaksinë kundër koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë.

“Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020”, tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.

Ndërkohë në njoftim Instituti shton vaksina anti-Covid-19 nuk do të mund të kontrollojë pandeminë e Covid-19.

“Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë , ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.

Kujtojmë se Rusia deri më tani është bërë   vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit.

Burimi:reuters.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne bote vaksina kunder covid-19 ne gjermani koronavirusi ne bote vaksina kunder covid-19 ne gjermani

Sondazh

Poll