Sport

“Juventus rikthehet në Champions”, gazetarja italiane bëhet “gazi i botës”, komentuesit nuk e falin

11 Gusht 2020, 19:29 Nga DOSJA
“Juventus rikthehet në Champions”, gazetarja italiane

ITALI-Gazetarja e RAI-t, Paloa Ferrari, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Twitter një lajm të rremë. Ndërsa fliste për infektimin e dy lojtarëve të Atletico Madrid me COVID-19, ajo shkroi, se Juventus mund të rikthehet në Champions League, pas tërheqjes së spanjollëve nga kompeticioni.

Boom ⁦@juventusfc⁩ ⁦@ChampionLeague#calcio #speranza pic.twitter.com/k8PKeskadH

— paola ferrari (@paolaferrari_og) August 10, 2020


Në lajmin e gazetares, thuhej se Juventus është përzgjdhur nga UEFA, për të zëvendësuar Atletico Madrid. Gafa e saj ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa komentuesit nuk e kanë falur.

“Sa duhet të qesh? Po pyes?”, ishte njëri nga komentet poshtë postimit.

Juventus u eleminua nga Lyon pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit. Me rezultatin e përgjithshëm 2-2 kaluan francezët, për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare. Ndërkohë përsa i përket Atletico Madrid, dy lojtarët me COVID-19 nuk do të udhëtojnë drejt Lisbonës, ndërsa UEFA ka dhënë dritën jeshile për zhvillimin e sfidës ndaj Leipzig.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ktheht ne champions paola ferrari juventus ktheht ne champions paola ferrari

Sondazh

Poll