Sport

Kanë luajtur bashkë te Juventus, Pirlo kërkon të rikthejë në ekip ish-shokun e skuadrës

11 Gusht 2020, 15:36 Nga DOSJA
Kanë luajtur bashkë te Juventus, Pirlo kërkon të

ITALI- Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo po kërkon të rikthejë ish-sulmuesin e Juventusit, Alvaro Moratën. Sipas mediave ndërkombëtare trajneri më i ri i bardhezinjve e pëlqen shumë lojën e 21-vjeçarit të Atletico Madrid dhe e shikon atë si zëvendësusesi ideal për Gonzalo Higuain, i cili mund të largohet nga Torino këtë verë.

Morata do të kuptohej shumë mirë edhe me Dybalën dhe Ronaldon pasi ka luajtur me të dy këta në të kaluarën. Gjithashtu duke parë statistikat e Moratës te Atletico si edhe lojën e mirë që ka bërë te Juventus dhe te Reali më parë, për të do të ishte një zgjedhje me vlerë për sulmin e bardhezinjve.

Pirlo dhe Morata kanë luajtur bashkë me njëri-tjetrin gjatë periudhës 2014-2015 te Juventusi ku dhe fituan Coppa Italia dhe Kampionatin e Serie A.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alvaro morata andrea pirlo alvaro morata andrea pirlo

Sondazh

Poll