Sport

Immobile flet për rinovimin: Lazio më ka dhënë shumë, aty përgjithmonë

11 Gusht 2020, 17:21 Nga DOSJA
Immobile flet për rinovimin: Lazio më ka dhënë shumë,

ITALI- Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile ka konfirmuar rinovimin e kontratës për 3-vite me ekipin e tij aktual. Në një intervistë për mediat italiane ai është shprehur se ka dëshirë që të qendrojë te Lazio deri në përfundim të karrierës së tij.

“Do të qëndroj të Lazio përgjithmonë. Rinovimi do të jetë dhe për tre vite, pra deri në vitin 2025 kur unë do të jem 35-vjeç,” deklaron bomberi i Lazios.

Gjithashtu sulmuesi italian është pyetur edhe për ekipin e Napolit ku ka thënë se do ta ndjekë gjithmonë pasi është qyteti i tij i lindjes, por Lazio i ka dhënë shumë dhe nuk do e braktisë kurrë.

“Përpara se të vija te Lazio isha në kontakte me Napolin, por për një arsye apo për një tjetër transferimi nuk u krye. Napoli është qyteti ku unë kam lindur dhe do ta ndjek gjithmonë, por ekipi i Lazios më ka dhënë shumë dhe unë nuk do ta braktis për asnjë arsye”, mbyll Immobile

Për Ciro Immobilen ky ishte sezoni më i mirë pasi fitoi këpucën e artë duke shënuar 36 gola. Italiani gjithashtu barazoi rekordin e Higuain me gola të shënuar për një sezon në Serie A.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ciro immobile sulmuesi i lazio ciro immobile sulmuesi i lazio

Sondazh

Poll