Sport

Pranon të ulë rrogën, portieri i Mancester City drejt kalimit në La Liga

11 Gusht 2020, 16:42 Nga DOSJA
Pranon të ulë rrogën, portieri i Mancester City drejt kalimit

SPANJË- Portieri i Manchester City, Claudio Bravo është pranë kalimit në La Liga te skuadra e Real Betisit. Sipas mediave ndërkombëtare portieri është i gatshëm edhe të pranoi ulje rroge vetëm që të luajë si portier kryesor te Real Betisit pasi në Premier League kaloi tre sezone si portier zvendësues.

Ndërkohë që tekniku i Betisit, Manuel Pellegrini është në kërkim të një portieri efikas, pasi ai aktual Joel Robles sezonin e kaluar ka pësuar plot 60 gola, duke treguar se nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Efikasitetin Pellegrini e ka parë te numri dy i Manchester City.

Claudio Bravo arritjen më të madhe të karrierës së ti e pati me skuadrën e Barcelonës ku ndau fushën e lojës me Marc-Andre ter Stegen. Lajmi për transferimin e 37-vjeçarit pritet të bëhet pas mbarimit të Champions League pasi mbaron kontrata e tij me City dhe se ekipi i Guardiolës nuk do që ta rivovojë më kontratën me kilianin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport claudio bravo transferim te real betis claudio bravo transferim te real betis

Sondazh

Poll