Sport

Përballja me PSG, flet trajneri i Atalantës: E gjithë Italia do bëjë tifo për ne

11 Gusht 2020, 18:25 Nga DOSJA
Përballja me PSG, flet trajneri i Atalantës: E gjithë Italia do

ITALI- Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka folur për ndeshjen me Paris Saint-German ditën e nesërme.  Ai ka shprehur  kënaqesinë e tij në lidhje me kualifikimin 1/8 në Champions League duke thënë se nuk kanë luajtur kurrë në stadium kaq madhështor dhe se kanë shpresë që të kualifikohen për gjysmëfinalen e turneut të Ligës se Kampionëve.

Ai gjithashtu e ka krahasuar Atalantën me kombëtaren italiane në këtë turne duke thënë se e gjithë Italia do të bëj tifo për këtë ekip.

 “Nuk kemi luajtur kurrë më parë në një stadium kaq të jashtëzakonshëm. Mëkat që nuk do ketë tifozë. Mendonim se Juventusi do kualifikohej, por kemi mbetur vetëm si skuadër italiane në Champions. PSG është një skuadër e madhe që dominon prej vitesh në Francë. Ne kemi shumë besim se do të kualifikohemi. Di që nuk luan Di Maria pasi është i pezulluar. Kënaqësia është e madhe që po luajmë në këto nivele, por ne duhet të jemi të përqëndruar vetëm tek kjo ndeshje. Ne do të jemi pak a shumë si kombëtarja, e gjithë Italia do bëjë tifo për ne. Uroj të bëjmë mirë dhe shpresoj të na shtyhen pushimet”, përfundoi Gasperini.

Atalanta luan nesër ndeshjen kundër PSG-së për të fituar një vend në gjysmëfinalen e Champions League. Kjo mund të cilësohet si ndeshja më e rëndësishme në 112-vite klub dhe tifozët po shpresojnë një kualifikim historik të ekipit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gian piero gasperin kualifikimi i atalantes ne champions league gian piero gasperin kualifikimi i atalantes ne champions league

Sondazh

Poll