Aktualitet

EMRAT/ OLF shkon në Lezhë e Kurbin, u dorëzon formularët 4 “të fortëve” të dënuar për vjedhje, drogë e vrasje

12 Gusht 2020, 10:45 Nga DOSJA
EMRAT/ OLF shkon në Lezhë e Kurbin, u dorëzon formularët 4

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dorëzuar sot formularin 3 të dënuarve për vepra të ndryshme penale që janë subjekt i ligjit. Në një njoftim për mediat, OLF njofton se ka dorëzuar formularin e vetë deklarimit të pasurisë shtetasve Kastrijot Lalaj i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim; Mark Lleshi i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Agron Selmani i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; Agron Selmani i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta persona si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: K. L., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim; M. Ll., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; A. S., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”; A. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron selmani formulari i ofl-se kastrijot lalaj mark lleshi ofl ne terren agron selmani formulari i ofl-se kastrijot lalaj mark lleshi ofl ne terren

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 10:17

TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i...