Aktualitet

“Në spitalet COVID nuk ka medikamente”/ MSH i përgjigjet akuzave të PD-së: Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për

12 Gusht 2020, 09:53 Nga DOSJA
“Në spitalet COVID nuk ka medikamente”/ MSH i përgjigjet

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar se në spitalet COVID ka mungesë barnash. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahia tha se në spitalet COVID mungojnë edhe medikamentet bazike, siç është antivirali.

Për këtë akuzë reagoi menjëherë ministria e Shëndetësisë, ku thekson se në spitalet COVID1 dhe COVID2 nuk mungon asnjë medikament. MSH sqaron se spitali “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit.

Denoncimi i Bardh Spahisë:

QEVERIA KA LENE SPITALET COVID PA BARNAT SPECIFIKE!!! Dmth jo vetem qe genjejne paturpesisht per numrin e te shtruarve me Covid, por nuk kane siguruar as sasine e duhur te ilaceve, pjese e protokollit te trajtimit te virusit corona! Sic duket nga denoncimi mungon nje bar bazik si antiviralet! Dhe kjo mungese kur ka 150 te shtruar! Po kur te behen me shume? Pse ministria genjeu sot kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur sic shihet nga denoncimi vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar? A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat kur minimumi personeli e di sa persona jane te shtruar? Kaq e paafte je per te parashikuar situaten apo po negocion tendera? #Turp!

Reagimi i MSH-së:

Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit. Në të njëjtën kohë ftojmë politikanët të na lejojnë të bëjmë punën tonë për t’u shërbyer pacientëve të prekur nga Covid19 ditë e natë, pa ndërprerje, me përkushtim dhe profesionalizëm. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia ministria e shendetesise ogerta manasitrliu bardh spahia ministria e shendetesise ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...