Aktualitet

12 Gusht 2020, 10:17 Nga DOSJA

TROPOJË- Veprim i rrallë! Një turist i huaj rrugës për në Valbonë ka gjetur një laptop dhe disa dokumente. Ai është përpjekur që laptopi dhe dokumentet t’i kthehen sërish pronarit. Menjëherë sapo i ka gjetur ato, ai i ka dorëzuar në Komisariatin e Tropojës. Nuk dihet ende nëse këto sende kanë mbërritur në duart e pronarit.

Me shumë gjasa ato do kenë qenë të ndonjë turisti, të cilit i kanë humbur gjatë rrugës.

Valbona është një nga vendet në veri të Shqipërisë që preferohet shumë nga turistët, kryesisht të huaj. Natyra e bukur dhe ushqimi i shijshëm i tërheq ata.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet e rrallë në valbonë e rrallë në valbonë

Sondazh

Poll