Aktualitet

“Ul shpejtësinë e motorit”/ Si u vra Regis Runaj, ekzekutori e qëlloi me thikë pas shpine, ADN-ja e viktimës e nxorri z

12 Gusht 2020, 08:50 Nga DOSJA
“Ul shpejtësinë e motorit”/ Si u vra Regis Runaj,

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Regis Runajt në Elbasan. Mësohet se në momentin që ndodhi vrasja, viktima ishte duke udhëtuar me motor me Xhuljano Hoxhën. Gjatë udhëtimit, teksa po afroheshin në varrezat e qytetit,  ky i fundit i ka kërkuar viktimës që ulte shpejtësinë e mjetit. Më pas, Hoxha ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka qëlluar pas shpine atë.

Ndonëse, autori e lau motorin në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës u gjetën aty. Kështu vrasësi është “tradhtuar” nga ADN e viktimës.

Dy ditë më parë, Policia e Elbasanit arrestoi dy autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt, të cilët janë Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili. Ata akuzohen se kanë goditur 26 herë me thikë viktimës.

Këta të fundit dyshohet se kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Të arrestuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj 4 ditë përpara vrasjes së Ramazanit, kanë qenë prezent në palestrën e këtiji të fundit. Këtu ngrihen edhe dyshimet se ata mund të kenë informuar ekzekutorin për lëvizjet e fundit të viktimës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet regis runaj xhiljano hoxha regis runaj xhiljano hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...