Aktualitet

Autori lëviz me kallashnikov në dorë brenda parkingut, momentet kur bën shoshë me plumba makinat dhe godinën/ Dalin pamjet

12 Gusht 2020, 09:22 Nga DOSJA
Autori lëviz me kallashnikov në dorë brenda parkingut, momentet

POGRADEC– Pamje të reja kanë dalë nga sulmi me kallashnikov që ndodhi më 8 gusht në hotel Voloreka në Pogradec. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, një nga autorët shfaqet me kallashnikov në dorë duke ecur në parkingunn e hotelit.

Më pas ai ka hapur zjarr në drejtim të mjeteve luksoze të parakura dhe në drejtim të godinës së hotelit. Pas breshërisë së plumbave ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Hotel “Voloreka” në Pogradec është kthyer në një vend atentatesh. Gjatë javës së parë muajit gusht, në këtë hotel ndodhën 2 atentate me armë zjarri, në datat 1 dhe 9. Atentati që tronditi më shumë qytetin ishte ai i datës 9 gusht. Dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec,. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Policia për këtë ngjarje ka arrestuar Ilir Berberin, Ilir Meçollin, Ardian Xhutin, Elvir Haxhinë dhe Mariglen Topuzin. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si“Lili i Rrushkës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka ilir berberi atentat në hotel voloreka ilir berberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...