Aktualitet

Sherr me thika në “Don Bosko”, plagoset një person, arrestohet autori 50-vjeçar (EMRI)

12 Gusht 2020, 08:07 Nga DOSJA
Sherr me thika në “Don Bosko”, plagoset një person,

TIRANË- Sherr me thika në Don Bosko të Tiranës. Policia bën me dije se ka arrestuar Argjir Dushën, 50-vjeç, i cili ka plagosur me thikë 45-vjeçarin me  iniciale A.K. Mësohet se sherri mes tyre nisi për motive të dobëta. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit:

Plagosi me thikë 45-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga nga Policia. Sekuestrohet mjeti prerës thikë me të cilën autori ka plagosur 45-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në rrugën “Don Bosko”, ku dy persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje në don bosko plagosje në don bosko

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...