Aktualitet

U arrestua për terrorin tek hotel ‘Voloreka’ në Tushemisht, Gjykata lë në burg Mariglen Topuzi

12 Gusht 2020, 10:14 Nga DOSJA
U arrestua për terrorin tek hotel ‘Voloreka’ në

POGREDAC- Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg Mariglen Topuzin. Sipas togave të zeza të Pogradecit, 34-vjeçari do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg” për 30 ditë.  Ai është arrestuar, pasi akuzohet se është një nga autorët e ngjarjes së datës 8 gusht në Pogradec në hotel “Voloreka”.

Ai bashkë me disa persona të tjerë, që tashmë janë arrestuar nga Policia kanë qëlluar me armë rreth 100 herë në drejtim të hotelit, pasi kanë dashur të vrasin djalin e pronarit dhe kanë dëmtuar disa makina që ishin të parkuara. 

Sot forcat RENEA dhe Policia e Pogradet kanë vënë në pranga dhe 4 persona të tjerë, si të përfshirë në këtë ngjarje, por dhe në atentatin që është bërë në fillim të muajit, kundër pronarit të hotel “Voloreka”. 

Në një operacion të zhvilluar në fshatin Vërdove është arrestuar, Ilir Berberin, Ilir Meçollin, Ardian Xhutin, Elvir Haxhinë dhe Mariglen Topuzin. Koka e këtij grupi është Ilir Berberi, i njohur ndryshe si“Lili i Rrushkës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në hotel voloreka mariglen topuzi atentat në hotel voloreka mariglen topuzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Gusht 2020, 07:19

POGRADEC- Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ilir Berberit në Pogradec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Berberi është një nga personat që qëlloi me b...