Sport

Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid, 3 ekipe në luftë për brazilianin

11 Gusht 2020, 11:35 Nga DOSJA
Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid, 3 ekipe në

SPANJË- Vinicius Junior mund të largohet nga kampionët e Spanjës këtë verë. Sulmuesi brazilian është i pakënaqur me situatën e krijuar te madrilenët dhe minutat e luajtura, e po shikon për një aventurë të re.

Mediat angleze shkruajnë se skuadrat e Premier League e pëlqejnë shumë lojtarin dhe po përpiqen për ta blerë atë.

Sipas “Daily Star” tri skuadra kanë shprehur interesim për brazilianin. Chelsea, Manchester City në Angli dhe Paris Saint-Germain në Francë, janë të gatshëm ta transferojnë sulmuesin e krahut.

Ende nuk dihet nëse Reali të lëshojë lojtarin brazilian, por deri tani nga këto ekipe nuk ka ndonjë ofertë konkrete për të joshur drejtuesit madrilen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato verore real madrid vinicius junior merkato verore real madrid vinicius junior

Sondazh

Poll