Sport

Inter kalon në gjysmëfinale të Europa League, zikaltërit presin të qetë fituesin e Shakhtar-Basel

10 Gusht 2020, 21:05 Nga DOSJA
Inter kalon në gjysmëfinale të Europa League, zikaltërit

EUROPA LEAGUE-Inter ka fituar 2-1 përballjen me Bayer Leverkusen, duke kaluar në gjysmëfinale të Europa League. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15 nga Barella. Italiani gjuajti vetëm pak metra pasi ishte futur në zonën e rreptësisë, duke dërguar topin në rrjetë.

Vetëm 6 minuta më vonë do të dyfishojë Lukaku. Belgu pas një dyluftimi në zonë ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.  Gjermanët kanë ngushtuar diferencën 3 minuta më vonë me talentin Kai Havertz. Me këtë rezultat u mbyllën edhe 45 minutat a e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë rrjetat mbetën të paprekura, pavarësisht tentativave nga të dyja ekipet. Inter u tregua më kërkuese, teksa shpërdoroi disa raste, ndërsa iu anulluan dy penallti dhe 1 gol me sistemin VAR.

Inter  në fazën tjetër do të përballet me fituesin midis Shakhtar dhe Basel.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter leverkusen mancester united inter leverkusen mancester united

Sondazh

Poll