Aktualitet

11 të infektuarit në Fier e morën virusin në dasma e plazhe, dalin detaje për 12 rastet e reja, mes tyre është edhe futbo

11 Gusht 2020, 16:02 Nga DOSJA
11 të infektuarit në Fier e morën virusin në dasma e plazhe,

FIER– Janë zbardhur detaje për 12 rastet e reja që janë konfirmuar me Covid-19 në Fier. Mësphet se 11 prej të infektuarve e kanë marrë virusin nga plazhet, pasi shumica kanë qenë me pushime, dhe dasmat që kanë frekuentuar ditët e fundit.

Ndërsa personi tjetër, mësohet se është një futbollist, që është infektuar në Tiranë, ku ka dhënë disa provime. Ky futbollist, 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por mësohet se është pjesë e ekipit “Albpetrol”, vetëm pak ditë më parë ka luajtur në një ndeshje në Librazhd, me ekipin e tij.

Pesë anëtarët e familjes së tij janë karantinuar, edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma. Fieri numëron 129 të sëmurë aktivë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 205. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, një prej tyre ka shënuar edhe viktimën e parë në Gjirokastër. Ndërkohë që u konfirmuan 140 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 2991 të infektuar, ndërsa 3480 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll