Aktualitet

Vrau dy bashkatdhetarët në Itali në 1997-ën, shqiptari kërkon rigjykim në Apel pas 21 vitesh

11 Gusht 2020, 14:22 Nga DOSJA
Vrau dy bashkatdhetarët në Itali në 1997-ën, shqiptari

ITALI-Një 40-vjecar shqiptar në Itali ka kërkuar rigjykimin në Apel për një vrasje të dyfishtë. Fatmir Dervishi u arrestua në Shqipëri në 2019-ën, me kërkesë të autoriteteve italiane, për një krim të kryer në vitin 1997.  Për vrasjen e dyfishte, Gjykata e Alessandrisë kishte dhënë për shqiptarin 20 vite burg.

Dervishi është përgjegjës për vrasjen e Ilir Haxhisë dhe Kastriot Tufës. Ngjarja ndodhi në vitin 1997, teksa dy viktimat kishin udhëtuar nga Padova në Alessandri, për të festuar me bashkatdhetarët e tyre vitin e ri.

Më 12 qershor 1998, ndërsa ishte në arrati, gjykata italiane e dënoi në mungesë shqiptarin. Menjëherë pas arrestimit në korrik 2019, ai kërkoi rigjykim, për dënimin e dhënë.

Sipas mediave italiane, Apeli i Torinos ka pranuar kërkesën e shqiptarit, por Gjykata e Kasacionit e ka hedhur poshtë, me argumentin se kishte një problem me metodologjinë dhe procesi duhet të kalojë më parë nga Gjykatat e Piemontes.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari kerkon rigjykim ne apel shqiptari kerkon rigjykim ne apel

Sondazh

Poll