Aktualitet

Rekord të infektuarish në Kavajë, konfirmohen me COVID 14 persona, shënohen dy vatra të reja

11 Gusht 2020, 14:52 Nga DOSJA
Rekord të infektuarish në Kavajë, konfirmohen me COVID 14

TIRANË -Gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë janë shënuar 14 raste të reja me COVID-19. Dosja.al mëson, se bëhet fjalë për dy familje me nga dy persona. Ende nuk dihet se ku e kanë marrë virusin këta persona.

Ndërsa 10 të infektuarit e tjerë janë kontakte të rasteve të mëparshëm, të zbuluar nga hetimi epidemiologjik. Të gjithë rastet e reja janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 205. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, një prej tyre ka shënuar edhe viktimën e parë në Gjirokastër. Gjithashtu u konfirmuan 140 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 2991 të infektuar, ndërsa 3480 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 pacientë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll