Aktualitet

Të shtëna me armë në Vlorë! Policia: Daniel Zotaj kanosi pronarin e hotelit. Ish-gjyqtari Malaj nga padi nga Veliut: Ai ës

11 Gusht 2020, 14:34 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Vlorë! Policia: Daniel Zotaj

VLORË– Daniel Zotaj, 19 vjeç, dhe i afërm i ish-gjyqtarit Aludin Malaj, është vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një pronar hotelit, në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Vlorës, Zotaj, një natë më parë, pranë parkingut të një hoteli në këtë zonë të lagjes “Uji i ftohtë”, është konfliktuar me pronarin dhe administratorin e një hoteli në këtë zonë, për motive të dobëta.

Pas debatit, shkaqet e të cilit nuk bëhen me dije konkretisht, 19-vjeçari ka nxjerrë armën, ka kanosur administratorin e hotelit me inicialet T.D., dhe ka qëlluar në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që banorët e zonës dhe të pranishmit, i ka përfshirë paniku.

Pasditen e sotme, Policia e Vlorës, pasi mediat e bënë publike ngjarjen, doli me një njoftim zyrtar. Në njoftim bëhej me dije arrestimi i 19-vjeçarit Daniel Zotaj, që tashmë akuzohet për kanosje.

I riu i vënë në pranga, rezulton dhe i dënuar për vjedhje dhe inskenim të rrëmbimit të një personi. Pak orë pas bërjes publike të kësaj ngjarjeje, ka ardhur edhe reagimi i ish-gjyqtarit Alaudin Malaj. Ky i fundit ka lajmëruar se ka regjistruar një padi kundrejt Kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreut të Policisë së Vlorës, Artjon Duka. Sipas Malajt, akzuat nga policia janë të qëllimshme, ndërsa shton se Zotaj është marrë peng tre vite më parë dhe është kërcënuar. 

Pas këtij reagimi, Gjykata e Apelit i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që ta regjistrojë një padi që Malaj e kishte regjistruar më 2 mars të këtij viti, por që Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte rrëzuar. Padia më herët ishte regjistruar kundër Ardi Veliut dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel zotaj lungomare te shtena me arme ne lungomare vlore daniel zotaj lungomare te shtena me arme ne lungomare vlore

Sondazh

Poll