Aktualitet

Plani që s’e çoi dot në fund! Firdes Çekiçi që i biri i preu kokën me kosë, donte të largonte mbesën nga Shqipëria,

11 Gusht 2020, 13:56 Nga DOSJA
Plani që s’e çoi dot në fund! Firdes Çekiçi

TIRANË– Firdes Çekiçi, e moshuara nga Buçimasi që vdiq në mënyrë makabre, pasi i biri i preu kokën me kosë, prej kohësh kishte planifikuar largimin e mbesës nga Shqipëria. Mësohet se e ndjera, donte që 15-vjeçaren ta çonte tek e ëma e saj, që prej kohësh jeton në Itali, pas divorcit me autorin e krimit të rëndë, Olsi Çekiçi.

Madje dy ditë para ngjarjes, Firdesi, kishte dërguar mbesën që të aplikonte për të bërë pasaportën. Ajo kishte ndjerë që situata në shtëpi sa vinte e tensionohej dhe donte që e mitura të kishte një jetë më të mirë, por nuk arriti ta çonte dot deri në fund këtë plan.

Tashmë, adoleshentja ndodhet në Shqipëri dhe ende në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të tmerrit që pa me sy. Anëtari tjetër i familjes, vëllai i Olsi Çekiçit do të shkojë gjithashtu në Itali, ku ndodhet edhe motra e tij.

Një ditë më parë, Gjykata e Korçës la në burg 44-vjçarin që ka edhe probleme të shëndetit mendor. Ai tronditi Pogradecin pak ditë më parë, teksa I preu kokën nënës së tij me kosë dhe ia vari në derë. Pavarësisht krimit, 44-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë dhe është shprehur se kjo ngjarje do të ndodhte një ditë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali vret nenen me thike ne pogradec firdes cekici olsi cekici djali vret nenen me thike ne pogradec firdes cekici olsi cekici

Sondazh

Poll