Aktualitet

Ndihmat për COVID-19, KE miraton programin 3 miliardë euro për 8 vende, ja sa përfiton Shqipëria

11 Gusht 2020, 15:39 Nga DOSJA

BE– Komisioni Europian ka miratuar ditën e sotme një memorandum për ndihmën financiare ndaj 8 vendeve, në mesin e të cilëve edhe kandidatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Marrëveshja bën fjalë për një program financiar prej 3 miliardë eurosh, për 8 vende, për të përballuar problemet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Pjesë e paketës janë Shqipëria, Gjeorgjia, Jordania, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina. Deri më tani, marrëveshja është firmosur zyrtarisht me Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën.

Nga kjo paketë, Shqipërisë do t’i kalojnë 180 milion euro, të cilat do të përdoren në programet për forcimin e financave publike, elasticitetin e sektorit financiar, mbrojtjen sociale dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërkohë BE po vijon negociatat edhe me Bosnje-Hercegovinën dhe Tunizinë, që pritet t’i bashkohen paketës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndihma per covid-19 shqiperia merr 180 milion euro nga be ndihma per covid-19 shqiperia merr 180 milion euro nga be

Sondazh

Poll