Aktualitet

Të shtënat me armë në Lungomare të Vlorës, policia del me njoftim zyrtar: Kemi arrestuar 19-vjeçarin, akuzohet për kanos

11 Gusht 2020, 14:54 Nga DOSJA
Të shtënat me armë në Lungomare të Vlorës, policia

VLORË– Policia e Vlorës ka reaguar një ditë pas ngjarjes së ndodhur në Vlorë. Përmes një njoftimit zyrtar, pasi mediat bënë publike të shtënat me armë zjarri në Lungomare, blutë e qytetatit bregdetar, bëjnë me dije se është vënë në [ranga një 19-vjeçar, që tashmë akuzohet për kanosje.

Sipas njoftimit, 19-vjeçari, që Dosja.al mësoi se ishte Daniel Zotaj, ka kanosur me armë zjarri pronarin e një hoteli.

Njoftimi i policisë Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Ngjarja ndodhi një natë më parë. Zotaj, pasi u konfliktua me administratorin, për motive të dobëta, nxorri armën dhe qëlloi në ajër. Fatmirësisht askush nuk u lëndua.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel zotaj te shtena me arme ne lungomare vlore daniel zotaj te shtena me arme ne lungomare vlore

Sondazh

Poll