Aktualitet

Ekstradohet 39-vjeçari nga Shqipëria drejt Kanadasë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një aksidenti me pasojë

11 Gusht 2020, 13:35 Nga DOSJA
Ekstradohet 39-vjeçari nga Shqipëria drejt Kanadasë, ishte

TIRANË– Erjon Kashari, 49 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Shqipëria drejt Kanadasë. Mësohet se shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet kanadeze, të cilët kanë lëshuar një urdhër-arrest më datë 15.06.2018 nga Gjykata British Columbia, Kanada.

Kashari është një person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez. Ai akuzohet se në vitin 2014, në Richmond, Kanada, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Për këtë arsye, Gjykata e British Columbia, Kanada, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shqiptarin Erjon Kashari.

Ai është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Tashmë, autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, ku Kashari do të përballet me drejtësinë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhër-arrestin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga Kodi Penal kanadez.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Gjykata e British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar E. K. Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qellim ekstradimin drejt Kanadasë. Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimin nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit E. K., i cili iu dorëzua oficerëve të policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet drejt kanadase erjon kashari erjon kasahri ekstradohet drejt kanadase erjon kashari erjon kasahri

Sondazh

Poll