Sport

Trajneri i gjeorgjianëve vlerëson maksimalisht Tiranën: Janë një ekip i fortë dhe me përvojë

9 Gusht 2020, 19:10 Nga DOSJA
Trajneri i gjeorgjianëve vlerëson maksimalisht Tiranën: Janë

CHAMPIONS LEAGUE-Tirana do të përballet me Dinamo Tbilisin në turin e parë kualifikues të Champions League. Trajneri i gjeorgjianëve Kakhaber Chkhetiani ka vlerësuar maksimalisht ekipin bardh e blu.

Në një interivstë për “live.ge”, Chkhetiani e ka qaujtur Tiranën një ekip të mirë dhe me përvojë. Ai ka përmendur edhe faktin, se Tirana është 25 herë kampion i Shqipërisë dhe ka në organikën e saj 7 lojtarë të huaj, midis të cilëve një anglez, një brazilian dhe një argjentinas.

Kemi mësuar së fundmi kundërshtarin tonë dhe me informacionet e mbledhura, bazuar mbi to, mund të themi është një ekip i mirë dhe me përvojë. Ata lanë pas tyre Kukësin në kampionat, një ekip i njohur për ne. Përveç kësaj, ata kanë shtatë të huaj në ekip, përfshirë një anglez, një brazilian dhe një argjentinas. Tiranës nuk i mungon as tradita, pasi është klubi më i titullar në Shqipëri”, shprehet Kakhaber Chkhetiani.

Më tej ai ka shtuar, se ndaj skuadrave shqiptare duhet të bësh kujdes, pasi janë ta kthejnë rezultatin edhe në ndeshjen e dytë. Ai ka përmendur edhe mungesën e tifozëve, duke thënë se është diçka e keqe, pasi shtojnë motivimin për futbollistët.

Është diçka e keqe që nuk do t’i kemi tifozët në krah, pasi ata janë një motivim shtesë dhe burim emocionesh për futbollistët. Sidoqoftë është mirë që po luajmë në shtëpi dhe nuk do të kemi nevojë të udhëtojmë dhe të përshtatemi me një mjedis të ri”, tha tekniku gjeorgjian.

Tirana do të luajë me Dinamo Tbilis në turin e parë eleminator të Champions League. Kalimi në fazën tjetër do të vendoset vetëm në një ndeshje, e cila do të zhvillohet në Tbilis pa tifozë. Në rast eleminimi, Tirana do të provojë shanset në raundin e dytë të Europa League.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo tbilisi tirana dinamo tbilisi tirana

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2020, 14:19

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i ...