Sport

Solskjaer nuk i fsheh ambiciet për fitimin e Europa League: Do të ishte arritja më e madhe në karrierën time si trajner

9 Gusht 2020, 17:45 Nga DOSJA
Solskjaer nuk i fsheh ambiciet për fitimin e Europa League: Do të

BRITANI E MADHE- Trajneri i Manchestër United, Ole Gunnar Solskjaer në një intervistë për mediat ndërkombëtare deklaroi se nëse arrin të fitoi trofeun e Europa League do të ishte arritja me e madhe e karrierës së tij. Ai u shpreh se i detyrohet shumë Man Utd dhe se pas fitimit gjithçka si futbollist me këtë skuadër, do të tentojë të njejtën gjë edhe si trajner, pasi për të është ndjenjë shumë më e bukur.

“Unë jam një njeri ambicioz dhe një nga ëndrrat e mia është që të fitoj një trofe me këtë klub si trajner. I detyrohem gjithçka United dhe fitorja e Europa League do të ishte arritja ime më e madhe në karrierë. Si lojtar unë arrita të fitoja gjithçka këtu, por të fitosh si trajner është diçka ndryshe.

E kemi vetë në dorë fatin tonë. Kundërshtarët tanë e dinë që ne jemi Manchester United dhe kjo do të thotë shumë. 18 muaj më parë pata një takim me Ed Woodward (shefi ekzekutiv i klubit anglez) dhe që të dy e dinim se rikthimi në majat e futbollit kërkon kohë dhe durim.

Ne duam të ndërtojmë një ekip të fortë për të ardhmen dhe të rikthehet Manchesteri i dikurshëm”, deklaron tekniku norvegjez.

Ndërkohë që ditën e nesërme do të zhvillohen çerekfinalet e para të Europa League, ku Manchester United do të ndeshet me skuadrën daneze, Copenhagen në qytetin gjerman Këln.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league manchester united europa league manchester united

Sondazh

Poll

Sport 9 Gusht 2020, 14:19

ITALI- Andrea Pirlo që prej ditës së djeshme është trajneri i ri i Juventus. Në lidhje me këtë lëvizje, është pyetur edhe trajneri i Napolit, Genaro Gattuso, i ...