Sport

COVID-19 depërton brenda Champions League, lojtarët e ekipit spanjoll konfirmohen pozitiv

Dy lojtarë tëë Atletico Madrid janë konfirmuar pozitiv para sfidës me gjermanët e Leipzig.
Featured image of article: COVID-19 depërton brenda Champions League, lojtarët e ekipit spanjoll konfirmohen pozitiv Testi COVID-19

SPANJË– Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka marrë një lajm të keq përpara sfidës me gjermanët e Leipzig. Dy lojtarë të “Los Colchoneros” kanë rezultuar pozitiv në testin ndaj COVID-19. Lajmi është konfimuar edhe nga klubi spanjoll.

Në mesin e të testuarve, dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv dhe janë izoluar në shtëpitë e tyre. Lajmi iu komunikua menjëherë autoriteteve shëndetësore spanjolle dhe portugeze, UEFA-s dhe Federatës Spanjolle, Federatës Portugeze dhe Këshillit të Lartë Sportiv”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emrat e futbollistëve të infektuar nuk janë bërë publik për mediat. Klubi ndërkohë ka njoftuar se do të bëjë testet për të gjithë futollistët, përpara se të niset në Lisbonë, për sfidën ndaj Leipzig.

Marrë nga Daily Mail

Shto Koment