Bota

E konfirmon vetë ! Olaf Scholz kandidat për kancelar në Gjermani

10 Gusht 2020, 13:47 Nga DOSJA
E konfirmon vetë ! Olaf Scholz kandidat për kancelar në Gjermani

GJERMANI- Socialdemokrati Olaf Scholz, zëvendës kancelar i Gjermanisë dhe aktualisht ministër finance konfirmoi ditën e sotme se do të kandidojë për për të zëvendësuar Angela Merkel në postin e kancelares, në zgjedhjet që do të zhvillohet tetorin e vitit 2021. 62- vjeçari e ka konfirmuar vet lajmin në një postim në rrjetet sociale duke thënë  se drejtuesit e partisë së tij e kishin zgjedhur si kandidat për të zëvendësuar Merkel.

“Unë jam duke pritur për një fushatë zgjedhore të shkëlqyeshme, të ndershme dhe të suksesshme në një ekip të fortë.”- tha ai.

Scholz, ish kryebashkiak i Hamburgut si dhe ministër i punës në koalicionin e parë të CDU-SPD të Merkel nga  viti 2007 deri në 2009. Më pas  u bë zv / kancelar dhe ministër i financave në vitin 2018.

Burimi:.yahoo

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel gjermani olaf scholz angela merkel gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll