Bota

BILD zbulon rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve në Bjellorusi: Presidenti Lukashenko humbi, liderja e opozitës shënon fitor

10 Gusht 2020, 12:11 Nga DOSJA
BILD zbulon rezultatin e vërtetë të zgjedhjeve në

BJELLORUSI-Gazeta prestigjioze gjermane BILD ditën e sotme ka publikuar një artikull mbi  zgjedhjet e fundit në Bjellorusi, të fituata nga liderja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya.

Zyrtarisht në media u raportua se zgjedhjet u fituan nga Aleksandër Lukashenko me mbi 80 përqind të votave, por sipas BILD  diçka nuk ka shkuar siç duhet.

“Të dhënat e qendrave të votimit tregojnë një realitet tjetër. Kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaya ka shënuar një fitore të thellë.”- shkruan BILD.

Teksa ka publikuar fotot, gazeta gjermane shkruan se në njësinë e votimit 11 në Minsk, 75 përqind e votave kanë shkuar për opozitën, kurse Lukashenko ka marrë vetëm 14.1 %.

Në zonën zgjedhore 92 në Minsk, opozita ka marrë 59.3 % të votave, kurse diktatori vetëm 26.9 %.

Në zonën 106 në Minsk, 52.8 % e votave kanë shkuar për opozitën, vetëm 34.9 për sundimtarin.

Kurse bjellorusët që jetojnë në Gjermani kanë votuar 91.4 %  për opozitën. Por pas votimeve pati përplasje të dhunshme mes protestuesve opozitarë dhe policisë. Ndërkohë liderja e opozitës, Tichanovskaya ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Vetëm në rrugët e qytetit Minskut kanë dalë duke protestuar mbi 100 mijë njerëz, që u përballën me brutalitetin policor. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërdarë turmat. Ata i dhunuan turmat në mënyrë barbare.

Burimi: BILD

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota svetlana tichanovskaya zgjedhjet ne bjellorusi svetlana tichanovskaya zgjedhjet ne bjellorusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...