Bota

Shkon në 200 numri i viktimave nga shpërthimi tragjik në Bejrut

10 Gusht 2020, 12:20 Nga DOSJA
Shkon në 200 numri i viktimave nga shpërthimi tragjik në Bejrut

LIBAN– Kanë kaluar gjashtë ditë prej shpërthimit të fuqishëm në  kryeqytetin libanez, ndërsa mediat e huaja kanë bërë me dije se ka shkuar në 200 numri i përgjithshëm i  viktimave nga shpërthimi tragjik i 4 gushtit në Bejrut.

Ky lajm është bërë me dije nga guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud duke shtuar se gjendja e dhjetëra  personave të tjerë është e rënduar.

Ndërkohë Abboud ka thënë se edhe dhjetëra ishin akoma të humbur, shumë prej tyre punëtorë të huaj.

Kujtojmë se nga ky shpërthim tragjik kanë mbetur më shumë se 6 mijë të plagosur, ndërsa 300 mijë të tjerë kanë mbetur pa një strehë.

Ndërkohë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë, kanë nisur protestat masive në Liban kundër qeverisë.  Qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani kanë dhënë  dorëheqjen 3 ministra dhe 9 deputetë të qeverisë së Libanit.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marwan abboud shperthimi i fuqishem ne bejrut marwan abboud shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...