Bota

Shpërthimi tragjik vrau 200 njerëz/ Trump kërkon hetime transparente për katastrofën e Bejrutit

10 Gusht 2020, 13:00 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik vrau 200 njerëz/ Trump kërkon hetime

SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e sotme i ka bërë thirrje qeverisë libaneze që të zhvillojë një hetim të plotë dhe transparent të shpërthimit tragjik që tronditi Bejrutin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi pjesëmarrjen e Trump në konferencën e sotme të donatorëve për të ndihmuar Libanin, thuhet se presidenti amerikan konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin e Shteteve të Bashkuara që të vazhdojnë të sigurojnë ndihma për popullin e Libanit, por nuk përmendi një shumë të caktuar.

Presidenti Trump u pajtua me liderët e tjerë botërorë për nevojën e një koordinimi të ngushtë të ndihmës ndërkombëtare.

Ai shprehu gatishmërinë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë hetimin e shpërthimit dhe bëri thirrje për paqe në Liban, duke njohur “legjitimitetin e thirrjes së demonstruesve paqësorë për transparencë, reformë dhe përgjegjësi”.

Kujtojmë se Presidenti i Francës Emmanuel Macron vizitoi Bejrutin të enjten, ku edhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi shpërthimin tragjik i cili u refuzua nga homologu i tij libanez Michel Aoun.

Burimi: Timesofisrael

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut donald trump shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...