Bota

Vendi më i sigurtë në botë, ky është shteti që nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19 për 100 ditë

10 Gusht 2020, 13:25 Nga DOSJA
Vendi më i sigurtë në botë, ky është shteti

ZELANDË E RE-Zelanda e Re ka shënuar ditën e djeshme 100 ditë pa asnjë rast të ri me COVID-19. Pavarësisht këtij fakti, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes, pasi virusi mund të kthehet sërish.

Ishulli i Paqësorit i banuar nga 5 milion njerëz është për momentin vendi më i sigurtë në glob. Neozelandezët i janë kthyer jetës normale, por autoritetet janë të shqetësuar për shkak se njerëzit tashmë refuzojnë të kryejnë testet, si dhe po injorojnë rregullat bazë të higjienës.

Të arrish 100 ditë pa transmetimin e virusit është historike, megjithatë nuk duhet të kënaqemi. Ne këmi parë raste sesi virusi mund të riaktivizohet dhe të përhapet në zona ku dikur ka qenë në kontroll”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik, Ashley Bloomfield.

Aktualisht Zelanda e Re ka 23 raste aktive, të cilët janë izoluar. Ndërkohë që nga nisja e pandemisë, në shtetin ishullor janë shënuar 1219 raste.

Marrë nga Irishtimes.com

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re koronavirusi ne zelanden e re

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...