Bota

Dorëhiqen 3 ministra/ Kabineti nën presion, në takimin e sotëm mund të tërhiqet e gjithë qeveria libaneze

10 Gusht 2020, 10:56 Nga DOSJA
Dorëhiqen 3 ministra/ Kabineti nën presion, në takimin e

LIBAN– Protestat e dhunshme në kryeqytetin libanez nuk kanë të ndalur.  Këtë të hënë protestuesit libanezë kanë bërë thirrje për një tubim jashtë pallatit Baabda, teksa kërkojnë që Presidenti Michel Aoun të tërhiqet pas dorëheqjeve të tre ministrave, ku sëfundmi ka dhënë dorëheqjen edhe ministrja e Drejtësisë .

Ndërkohë mësohet se është planifikuar të mbahet një takim i kabinetit ditën e sotme, teksa raportohet nga mediat vendase se e gjithë qeveria mund të japë dorëheqjen. Nëse të shtatë ministrat japin dorëheqjen, kabineti do të kthehet në mënyrë efektive një qeveri e përkohshme.

“Nuk do të funksionojë, janë po të njëjtët njerëz. Është një mafioz.”-
u shpreh  Antoinette Baaklini, një punonjës i një ndërmarrje të energjisë elektrike që u shkatërrua nga shpëthimi i fuqishëm i 4 gushtit.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Burimi: Aljazeera 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...