Bota

Bilanc i zi për Kosovën, vdesin 14 persona nga Covid-19 në 24 orët e fundit, infektohen 172 të tjerë

10 Gusht 2020, 13:15 Nga DOSJA
Bilanc i zi për Kosovën, vdesin 14 persona nga Covid-19 në 24

KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet me COVID-19.  Sipas njoftimit në 24 orët e fundit kanë 14 persona  dhe numri në total i të vdekurve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 341 raste. Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dhe 172 raste pozitive duke e çuar në total numrin e të prekurve në 10.419 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste,  komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

Në Kosovë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore janë shëruar 6.058  persona.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...