Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Ministrja e Drejtësisë në Liban në jep dorëheqjen

10 Gusht 2020, 10:32 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Ministrja e Drejtësisë në

LIBAN-Ministrja e Drejtësisë në Liban, Marie Claude Najm ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e ka bërë me dije vet Maria  në një deklaratë, ku tha se ajo kishte paraqitur dorëheqjen e saj nga qeveria, duke përmendur shpërthimin katastrofik në portin e Bejrutit.

“Jashtë bindjes time se qëndrimi në pushtet në këto kushte, pa ndryshime thelbësore në sistem, nuk do të çojë në reformën që ne kemi punuar për të arritur.”- ka thënë Najm.

Ajo i bëri thirrje pjesës tjetër të qeverisë të jepte dorëheqjen, duke shtuar se ajo kishte bërë presion për zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që është krijuar në Liban.

Kujtojmë se deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 9 deputetë të parlamentit libanez dhe sëbashku me Marian janë dorëhequr nga posti 3 ministra.

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Burimi: Aljazeera 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dorehiqet ministrja e drejtetesise se libanit marie claude najm dorehiqet ministrja e drejtetesise se libanit marie claude najm

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 10:25

GREQI– Një ditë më parë stuhia e fuqishme që goditi Evinë në Greqi ka shkatuar dëme të mëdha, si dhe ka marrë edhe jetë njerëzish. Nga mbrëmja e së shtunës e de...

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...