Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Studimi i ri jep shpresë, virologët gjejnë ‘pikën e dobët’ të virusit vdekjeprurës

10 Gusht 2020, 10:16 Nga DOSJA
Bota në luftë me Covid-19/ Studimi i ri jep shpresë,

SHBA– Koronavirusi ka shkaktuar një situatë teje të vështirë në mbarë botën, ku deri më tani kanë vdekurmbi 700 mijë njerëz dhe janë infektuar 20 milionë të tjerë. Por në njëjtën shumë grupe shkencëtarësh po punojnë për krijimin e një vaksine kundër Covid-19.

Ndërkohë sëfundmi Yunjeong Kim dhe Kyeong-Ok “KC” Chang, virologë në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror Kansas kanë publikuar studimin e ri që tregon një trajtim të mundshëm terapeutik për COVID-19.

Koronaviruset patogjene janë një kërcënim kryesor për shëndetin publik global, siç tregohet nga sindromi akut i frymëmarrjes, koronavirusi, ose SARS-CoV.

‘Science Daily’ raporton se ekspertët testuan një agjent terapeutik kundër koronavirusit dhe zbuluan se 3CLpro (C30 endopeptidaza) është një enzimë thelbësore në zhvillimin e virusit SARS-CoV-2.

Në këtë studim të publikuar në “Science Translational Medicine”, thuhet se kjo enzimë është një frenues i proteinazës dhe bllokon riprodhimin e koronavirusit in vitro dhe përmirëson mbijetesën tek minjtë e infektuar nga MERS-CoV.

Ndërkohë këto proteaza të ngjashme me koronavirusin 3C, të njohur si 3CLpro, janë objektiva të forta terapeutike sepse luajnë role jetike në replikimin e koronavirusit.

Por studimi i kryer tek minjtë tregoi se ky frenues i koronavirusit (3Clpro) bllokoi përsëritjen e koronaviruseve MERS-CoV dhe SARS-CoV-2 tek njerëzit.

Sipas shkencëtarëve, një ndikim i tillë në ‘pikën e dobët’ të virusit bën të mundur bllokimin e riprodhimit jo vetëm të MERS, por edhe të virusit korona MERS-CoV dhe SARS-CoV-2, pandemitë që kanë shpërthyer më herët në botë dhe kanë vrarë me mjëra njerëz.

Burimi: SCMP

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba koronavirusi ne bote koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2020, 09:17

Protesta kundër Presidentit Vuçiç në Berlin

BERLIN– Të shtunën (08.08.) e protestës të binte në sy se shumica dëmuese e protestuesve ishin të moshës mes 20 – 40 vjeç. Ky tubim ishte një nga 17 tubi...