Aktualitet

EMRI/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin anësor, humb jetën 25-vjeçari në Vlorë, plagosen dy pasagjerët

9 Gusht 2020, 16:36 Nga DOSJA
EMRI/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin anësor, humb

VLORË-Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Një makinë tip “Seat”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin anësor.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 25-vjeçari, Renato Shpata, banues në Korçë. Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën dot ta mbanin në jetë.

Dy pasagjerët që ndodheshin me të, për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne vlore humb jeten 25 vjecari ne vlore aksidenti ne vlore humb jeten 25 vjecari ne vlore

Sondazh

Poll