Aktualitet

Sapo ishin kthyer nga Gjermania, si u infektuan çifti i bashkëshortëve në Librazhd, të gjithë familjarët e tjerë në ank

9 Gusht 2020, 13:45 Nga DOSJA
Sapo ishin kthyer nga Gjermania, si u infektuan çifti i

LIBRAZHD– Dy persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Liobrazhd, janë një çift bashkëshortësh. Mësohet se dyshja, kanë vetëm pak ditë që janë kthyer nga Gjermania dhe pas dyshimeve u janë nënshtruar testit për të parë nëse ishin të infektuar apo jo.

Ata kanë marrë sot rezultatet për tamponin, teska kanë mësuar se janë pozitiv me Covid-19. E gjithë pjesë tjetër e familjes janë në ankth, pasi pritet t’u bëhet edhe atyre tampon. Po kryehet hetimi epidemiologjik, ndërkohë nuk dihet nëse çifti ishin të infektuar kur erdhë në atdhe, apo e morën këtu.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo.  136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi librazhd koronavirusi ne shqiperi librazhd

Sondazh

Poll