Aktualitet

Enjtje dhe skuqje, Tritan Kalo publikon fotot me pasojat nga Covid-19: Kemi nevojë për dezinfektim real, me ujë pa asnjë dez

9 Gusht 2020, 16:09 Nga DOSJA
Enjtje dhe skuqje, Tritan Kalo publikon fotot me pasojat nga Covid-19: Kemi

TIRANË– Mjeku Tritan kalo ka publikuar disa imazhe të rënda. Përmes rrjeteve sociale, mjeku ka publikuar një sy të enjtur dhe disa pjesë të tjera të trupit të personave të ndryshëm, që kanë skuqje dhe puçra, pas infektimit me Covid-19.

Krah këtyre imazheve, Kalo bën thirrje për dezinfektim total dhe real të vendit, e jo spërkatje rrugësh me ujë, vetëm për të justifikuar paratë e fondeve dhe të taksapaguesëve.

Sipas mjekut, në këtë periudhë njerëzit duhet të bëjnë kujdes ndaj kafshëve të rrugës, pasi minjtë shumohen kur një virus përhapet dhe macet apo qentë e braktisur kthehen në një rrezik për shëndetin e njerëzve.

Statusi i plotë

KOHË KOVIDIANE….9.08.2020….Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundëshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikëshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë lluksin” të shumohen dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo.  136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritan kalo tritan kalo

Sondazh

Poll