Aktualitet

Shkuan në një ceremoni mortore në Cakran, pjesëmarrësit me COVID-19, infektojnë 4 persona të tjerë

9 Gusht 2020, 16:22 Nga DOSJA
Shkuan në një ceremoni mortore në Cakran, pjesëmarrësit

FIER-Katër raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Fier. Dosja.al ka mësuar, se të infektuarit janë persona kontakti, të pjesëmarrësve në një ceremoni mortore në Cakran.

Ditën e djeshme, 7 persona të cilët morën pjesë në një ceremoni mortore në Cakran, rezultuan pozitivë. Në këtë ceremoni mortore, kishte një numër të madh njerëzish edhe nga fshatrat përreth.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. 199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo. 136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll