Aktualitet

VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina me drejtuesin e dehur përplas këmbësoren, momenti kur të plagosurën e merr ambulanca

9 Gusht 2020, 16:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Aksident në Vlorë, makina me drejtuesin e dehur përplas

VLORË– Një  grua ka përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Vlorës, pasditen e sotme, në zonën e kapeles.

Mësohet se këmbësorja po kalonte rrugën, në momentin që është përplasur nga një auomjet.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që përplasi këmbësoren, ka qenë në gjendje të dehur. Pikërisht kjo gjendje e shoferit, ka bërë që ai të humbasë ekulibrin e makinës dhe të përplasë këmbësoren që po kalonte rrugën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, që e ka dërguar gruan në spital, sicc shihet edhe në videon e mëposhtme. Ndërsa drejtuesi i mjetit me targë “AD798T” është shoqëruar për në komosariatin e policisë së Vlorës.

E plagosura mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore aksident ne vlore vlore

Sondazh

Poll