Hapet në tetor programi bachelor për Akademinë e FA, Xhaçka: Është zgjedhur nga 675 maturantë
9 Gusht 2020, 15:26Nga DOSJA
TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar se 675 maturantë kanë zgjedhur të vijojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar gjithashtu, se aplikimet vijojnë të jenë të hapura deri më 10 gusht, për maturantët e viteve të shkuara, të cilët kanë kohë deri nesër për të plotësuar formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar.
Xhacka ka bërë me dije, se studentët e Bachelorit të Akademisë së FA, do të përfitojnë:
Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit
Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi
Tarifë studimi 0 lekë në vit
Punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve
Postimi i plotë
675 maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor! ??? Por aplikimi vazhdon të jetë i hapur për maturantët e viteve të shkuara. Më 10 gusht përfundon afati për këtë kategori aplikantësh, të cilët deri nesër duhet të plotësojnë formularin pranë gjimnazit ku janë diplomuar, duke zgjedhur Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre. Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi e jashtëzakonshme. ?Pagesë mujore ndihmëse për çdo student për të gjithë periudhën e studimit ?Akomodim dhe ushqim falas për 3 vitet e studimit në Akademi ?Tarifë studimi 0 lekë në vit ?Punësim i sigurt pas përfundimit të studimeve Duke zgjedhur studimet në Shkencat Ushtarake, keni zgjedhur një karrierë sa të pasur, aq edhe të sigurtë! Bëhuni elita e së ardhmes në Forcat e Armatosura!??
TIRANË– Mbahen fushata. Jepen apele. Publikohen numra falas për të denoncuar. Madje ka edhe një muaj gjatë të cilit mbahen fushata ndërgjegjësuese. P...
ITALI– Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Catolica të Italisë ku kishte shkuar për pushime. Edhe pse ishte në kërkim për shitje kokain...
PATOS– Tetë persona kanë rezultuar pozitive më Covid-19 në Patos. Mësohet se këta persona, janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë mbledhur në fshatin Zha...
SHQIPËRI– 199 jetë të humbura, 2870 persona të infektuar me Covid-19 dhe 3342 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Marjeta Dervishi, nga In...
TIRANË– Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e skultporit Arben Bajo. Pë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e skuptorit të njohur Arben Bajo. Përmes një statusi në rrjetet sco...
KAKAVIJË-Edhe gjatë ditës së sotme në doganën e Kakavijës është shënuar një radhë e gjatë automjetesh. Mësohet se vargu i makinave ka shkuar deri në 5 km. ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur identetitet e dy personave të cilët janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për sulmin me breshëri armësh në hotelin “Voloreka”...
DURRËS– Një automjet ka marrë flakë në afërsi të Ishmit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mesditë ne sotme, teksa makina me disa persona brenda, po udhëtonte. ...
TIRANË- E afërmja e skulptorit Arben Bajo, Iris Bajo, ka treguar dhimbjen për humbjen e vëllait të saj. Në një postim në mediat sociale, Iris Bajo shkruan ...