Aktualitet

Familjarët iu kthyen nga ahengu, si u infektua një person në Roskovec, kontakt i tetë dasmorëve në Zharrës

9 Gusht 2020, 16:30 Nga DOSJA
Familjarët iu kthyen nga ahengu, si u infektua një person në

ROSKOVEC– Një tjetër person ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Roskovec. Mësohet se personi në fjalë është familjar dhe kontakt i tetë të tjerëve që rezultuan të infektuar në zonën e Fierit. I infektuari nga Roskoveci e mori virusin nga tetë të tjerët, të cilët kishin marrë pjesë në një dasmë në Zharrës.

Shumë persona të tjera, familjarë të tetë dasmorëve dhe të të infektuarit në Roskovec, mbeten në pritje të rezultatit të tamponit, për të parë nëse edhe ata janë infektuar. Në total Fieri shënon 116 të infektuar aktivë që nga fillimi i pandemisë.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.  199 viktima, 2870 pacientë me Covid-19 dhe 3342 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën gjashtë pacientë, mes tyre dhe skulptori Arben Bajo.  136 persona rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë mësohet se 3 prej tyre janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll