Aktualitet

199 të vdekur/ Covid-19 merr gjashtë jetë brenda 24 orëve, mes tyre dhe skulptorin Bajo, 2870 persona janë aktivë me koron

9 Gusht 2020, 14:18 Nga DOSJA
199 të vdekur/ Covid-19 merr gjashtë jetë brenda 24 orëve,

SHQIPËRI– 199 jetë të humbura, 2870 persona të infektuar me Covid-19 dhe 3342 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Marjeta Dervishi, nga Instituti i Shëndetit Publik, teksa përditësoi të dhënat për 24 orët e fundit, dha lajmin e hidhur për vdekjen e gjashtë personave të tjerë, të cilët nuk i bënë ballë luftës me Covid-19.

Mes tyre, u shua edhe artisti Arben Bajo, skulptori që prej ditësh ishte i intubuar në spitalin e Sanatoriumit. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale, ku u shprehën se fatkeqësisht skulptori Bajo humbi betejën me virusin vdekjeprurës.

Nëj ditë më parë shumë miq të artistit apeluan për gjak, por zemra e skulptorit pushoi pa e iu nënshtruar përpjekjes së fundit për t’u shëruar nga Covid-19. Ndërsa pesë pacientët e tjerë që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit janë një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë.

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, Ministria rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (9 Gusht 2020)

Testime totale 45942
Raste pozitive 6411
Raste të shëruara 3342
Raste Aktive 2870
Humbje jete 199 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1589

Durrës                   361

Shkodër                249

Fier                        116

Vlorë                     110

Kukës                    94

Lezhë                    92

Korçë                    82

Elbasan                 66

Berat                     45

Dibër                     35

Gjirokastër            31

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll