Aktualitet

Vdekja e Arben Bajos, Ajola Xoxa e pikëlluar: Kjo është një tragjedi, një dhimbje e pashlyeshme

9 Gusht 2020, 14:17 Nga DOSJA
Vdekja e Arben Bajos, Ajola Xoxa e pikëlluar: Kjo është një

TIRANË– Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e skultporit Arben Bajo. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xoxa shkruan se Bajo do të jetojë gjithmonë përmes krijimtarisë së tij.

Ajola Xoxa shkruan më tej se kjo vdekje e parakohshme dhe e papritur është një tragjedi, një dhimbje e pashlyeshme.

Sot u nda nga jeta skulptori Arben Bajo, një nga figurat më të rëndësishme të skulpturës shqiptarë të dekadës së fundit, me një krijimtari dhe ndjeshmëri artistike të jashtëzakonshme. Është një lajm i hidhur për të gjithë artin shqiptar. Për studentët, miqtë, e sidomos familjen e tij, kjo vdekje e parakohshme dhe e papritur është një tragjedi, një dhimbje e pashlyeshme. Drita qoftë me shpirtin tënd Arben! Përmes krijimtarisë tënde ti do të jetosh përgjithnjë,”– shkruan Xoxa.

Skulptori Arben Bajo, humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi ishte i infektuar me COVID-19. Miqtë e tij në mediat sociale kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta. Bajo ishte një skulptorët më të njohur që ka vendi.  Dje u sensibilizuar shumë njerëz për të ndihmuar atë me gjak, por gjithsesi ai nuk mundi të shpëtonte. Vetë kryeministri, Edi Rama është është trishtuar shumë për vdekjen e Bajos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa arben bajo ajola xoxa arben bajo

Sondazh

Poll