Aktualitet

Doli pozitive me COVID/ Drejtoresha e Arsimit në Elbasan sqaron ku do e marrin shërbimin qytetarët: I kam deleguar kompetenca

9 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
Doli pozitive me COVID/ Drejtoresha e Arsimit në Elbasan sqaron ku do e

ELBASAN- Anila Çota, drejtoresha e Arsimit në Elbasan ka deklaruar se ky insitucion po punon me staf të reduktuar, ndërkohë ka deleguar kompetencat e saj. Për Fax News ajo ka treguar se një pjesë e stafit po punon edhe që nga shtëpia.

Ajo ka sqaruar më tej se çdo qytetar do të marrë shërbimin e nevojshëm përmes shërbimit postar apo email-it.

“Të gjitha detyrimet tona ligjore po kryhen në afat pa sjellë asnjë pengesë pavarësisht gjendjes time shëndetësore. Të lutem mos i panikosni qytetarët se po më telefonojnë të shqetësuar në lidhje me nevojat e tyre. Unë tashmë i kam deleguar kompetencat e mia sipas ligjit dhe gjithçka kryhet konform kërkesave. Tamponit i janë nënshtruar edhe familjarët e mi, të cilët në testin e parë kanë rezultuar negativ”, u shpreh Çota.

Kjo deklaratë e Çotës vjen, pasi një ditë më parë ajo rezultoi e infektuar me koronavirus. Ajo është një prej 19 personave që rezultuar të infektuar në këtë institucion. Menjëherë nisi edhe hetimi epodemiliogjik për të infektuarit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila çota mbyllet drejtoria arsimore ne elbasan anila çota mbyllet drejtoria arsimore ne elbasan

Sondazh

Poll