Aktualitet

U ekzekutua me plumb në kokë, kush është 27-vjeçari që kishte mik dhe Stresin

9 Gusht 2020, 12:37 Nga DOSJA
U ekzekutua me plumb në kokë, kush është 27-vjeçari

SHKODËR- Gjin Ndoji, që mbante dhe emrin Boriçi ka mbetur sot i vrarë në një atentat në Vaun e Dejës. Personi që shihni në FOTO, është Gjin Ndoji, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në rrugë i qëlluar me një plumb në kokë

I riu mësohet se jetonte mes Shqipërisë, Holandës dhe Italisë, ku kishte udhëtime të shpeshta. Po ashtu ai është mik i këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi.

Sot pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Stresi ka publikuar një foto me 27-vjeçarin dhe shkruan “Qofsh i xhenetit”.

Atenati ndodhi mëngjesin e sotëm dhe trupi i pajetë i viktimës u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Shkjezë,3 metra larg mjetit tip BMW me të cilin po udhëtonte. I riu është qëlluar me një plumb në kokë.  Në vendngjarje policia gjeti gëzhoja kallashnikovi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjin ndoji stresi vritet 27 vjeçari në vaun e dejës gjin ndoji stresi vritet 27 vjeçari në vaun e dejës

Sondazh

Poll