Aktualitet

Vijojnë radhët kilometrike në Kakavijë, dogana greke punon me dy sportele, shqiptarët tentojë të kalojnë para orarit të

9 Gusht 2020, 14:06 Nga DOSJA
Vijojnë radhët kilometrike në Kakavijë, dogana greke punon

KAKAVIJË-Edhe gjatë ditës së sotme në doganën e Kakavijës është shënuar një radhë e gjatë automjetesh. Mësohet se vargu i makinave ka shkuar deri në 5 km.  Mësohet se për momentin, pala greke po punon vetëm me dy sportele.

Ndërkohë qytetarët vijojnë të dynden drejt Kakavijës, për të kaluar në shtetin fqinj përpara orarit të mbylljes.

Për shkak të rritjes së shifrave të COVID-19 në vendin tonë, Greqia ka vendosur masa në pikat kufitare. Kalimi i udhëtarëve, do të bëhet deri në oën 22:00, ndërsa pas këtij orari e deri në orën 06:00 të mëngjesit të nesërm dogana do të mbyllet.

Gjithashtu me masat e reja të qeverisë greke, që nga 16 gushti, kushdo që do të kalojë drejt Greqisë nga Shqipëria, do të qëndrojë për 7 ditë në karantinë. Drejt shtetit helen, kanë të drejtë të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ato që kanë leje qëndrimi.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare të Kakvijës u krijua në varg i gjatë automjetesh. Vargu i makinave, që prisnin të kalonin drejt shtetit fqinj arriti 3-4 km.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pika kufitare e kakavijes pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll